Alegri: I dhuruam gola Atalantës, është njerëzore të mos fitosh gjithmonë

Masimiliano Alegri komplimentoi skuadrën e Atalantës pas disfatës së pësuar në Bergamo. Për trajnerin e Juventusit, humbja e sotme nuk ishte e papritur, pasi skuadra e tij kishte filluar të luante keq prej disa javësh.

“Këtë natë gjithçka shkoi keq. Goli i parë na erdhi në një moment qetësia, ndërsa golin e tretë u bëmë dhuratë. Atalanta e meritoi patën më shumë dëshirë dhe forcë. Është diçka njërëzore nuk mund të fitosh çdo garë në të cilën merr pjesë. Përgëzoj Atalantën për agresivitetin dhe forcën që treguan. Në pjesë e dytë ata nuk e ulën ritmin, ndërsa ne po”.

“Kjo humbje ishte disi e pritshme. Kishim lojtarë që po vinin nga dëmtimet, ndërsa të tjera nuk i kishim në dispozicion. Në ndeshjen ndaj Lacios luajtëm shumë keq gjatë pjesës së parë dhe e morëm vetën në të dytën. Sot, gjithçka shkoi keq”, përfundoi Alegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online