Alegri: Ajaksi ekip me fat, ne dhe Totenhemi të mbushur me dëmtime

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Maksimiliano Alegri është rikthyer të flasë për eliminimin në Champions nga Ajaksi. Në një intervistë për “Sky Sports”, tekniku livornez theksoi se fati ishte një ndër faktorët që skuadra e tij i ka pasur kundër në përballjet kundër Ajaksit.

Sipas trajnerit italian, ekipi holandez ndodhet në këto pozita edhe falë situatave jo komode të kundërshtarëve të tyre, ku përmend dhe mungesat e Totenhemit.

“Champions-i është gjithmonë një objektiv për ne, ashtu si dhe kampionati dhe Kupa e Italisë. Champions-i është më i vështirë. Ndonjëherë është dhe fat. Kundër Ajaksit kishim pesë mungesa për shkak dëmtimesh, ndërsa më pas Totenhemin në Londër i gjetën ata pa dy sulmuesit më të mirë (Son dhe Kejn). Ajaksi është një skuadër shumë e mirë, por ka qenë shumë me fat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *