Bajerni i Mynihut është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për mbrojtësin e Atletiko Madrid, Lukas Hernandez. Futbollisti francez mund të luajë në qendër të mbrojtjes, por dhe në krah të majtë, diçka që e tregoi më së miri në Botërorin “Rusi 2018”, ku së bashku me bashkëkombësit e tij ngriti trofeun e Kupës së Botës.
Hernandez po pritet me padurim në Mynih, madje austriaku David Alaba ka folur në lidhje me afrimin e mundëshëm të francezit në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”.
“Sigurisht, që ai është një lojtar shumë i mirë, përderisa Bajerni po e kërkon. Jam i bindur se ai i ka aftësitë për ta ndihmuar skuadrën tonë. Konkurrenca? Ndihem mirë si mbrojtës i mjatë, por edhe po të më kalojnë në mesfushë”, përfundoi Alaba.