Shikuesit e ndeshjes së mbrëmshme të Champions, Totenhem-Ajaks përveç emocioneve sportive, përjetuan edhe nje moment ankthi. Mbrojtësi i “Spurs”, Jan Vertongen, pësoi një dëmtim tepër delikat në kokë pas një përplasjeje të fuqishme në ajër me shokun e tij Alderuireld dhe portierin e Ajaksit, Andre Onana.
Mbrojtësi pati gjakderdhje të vazhdueshme në hundë dhe në një të çarë poshtë syrit. Mjekëve iu desh disa minuta për të ndaluar rrjedhjen. Më pas lojtari u nxorr jashtë vijave kufizuese për t’u parë më mirë dhe mjekët vendosën që ta fusnin përsëri në lojë. Ky moment hasi me një hezitim të arbitrit, i cili i pyeti edhe një herë nëse lojtari ishte në gjëndje për të luajtur dhe stafi aprovoi.
Vetëm pak çaste pas futjes në lojë, Vertongen pati një çekuilibrim dhe nuk ishte i aftë të qëndronte në këmbë. Në minutën e 32-të ai u zëvendësua nga Musa Sisoko. Pas ndeshjes mbrojtësi është larguar normalisht me shokët e ekipit dhe u shpreh se ishte thjesht një gjëndje e vështirë momentale dhe më pas ndihej mirë.
Pas atij momenti kanë qenë të shumta reagimet, ku Poçetino dhe mjekët e tij janë akuzuar për mungesë profesionalizmi. Në komente thuhej se Vertongen dukej që ishte i hutuar dhe në asnjë mënyrë nuk duhej të futej përsëri në fushë. Mes komentuesve kishte edhe mjekë.
Për këtë episod ka folur pas ndeshjes edhe trajneri i londinezëve, i cili është shprehur se nuk ishte vendimi i tij, por i mjekëve. Trajneri nuk fajësoi askënd dhe u shpreh se stafi mjekësor vendosi me shumë kujdes sipas protokollit përkatës.
“Nuk ishte vendimi im, por i mjekëve. Ata e ndoqën me rigorozitet rregulloren. Ishte një përplasje e fortë, por fatmirësisht Vertongen është mirë. Së pari, duhet të mbrojmë shëndetin e lojtarit. Stafi, pasi e pa me vëmendje situatën vendosi ta fusë në lojë. Më pas Jan nuk u ndje mirë dhe e zëvendësuam. Në situata të tilla, stafi mjekësor është vendimtar, nëse më thonë që duhet ta ndërroj dikë, e bëj pa diskutuar”, u shpreh trajneri i londinezëve.
Vertonghen just went from bad to really bad in real time. Looks like a concussion. pic.twitter.com/xkS9SziEsU
— Give N’Golo ?? (@FPLHazardous) April 30, 2019