Osmani: Kemi fituar lojtarë, mendojmë për sezonin e ri

Korabi vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës me Dinamon në Peshkopi. Dibranët nuk i druhen bluve, edhe pse këta të fundit mposhtën Vllazninë kryesuese dhe renditen mbi ta në tabelën e klasifikimit. Për SportEkspres.com është mbrojtësi i majtë Ardit Osmani ai flet në lidhje me sfidën kundër skuadrës kryeqytetase.

Fillimisht ai ka deklaruar: “Kemi lënë disa pikë rrugës gjatë fazës së tretë, por mbi të gjitha skuadra ka fituar disa lojtarë të rinj që do shërbejnë për sezonin tjetër. Korabi është duke u përgatitur për sezonin e ri, në të cilin synimet tona do të jenë më të mëdha”.

Më tej shtoi: “Ndeshjen e radhës e luajmë me Dinamon, që e kemi vlerësuar maksimalisht. Jo vetëm se është një sfidë prestigji, por për ne shërben për ngjitje në renditje. Me tri pikët e kësaj sfide largohemi nga vendi i fundit”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online