Aksidentohet mbrojtësi i Kukësit, të reja edhe nga merkato

Festa e Kupës nuk ka shkuar mirë për të gjithë te Kukësi. Një nga mbrojtësit e skuadrës verilindore, Faton Xhemaili, gjatë kthimit për në kryeqytet ka pësuar një aksident dhe fatmirësisht pasojat kanë qenë vetëm materiale.

Makina me të cilën po udhëtonte është shkatërruar plotësisht, ndërsa vetë Xhemaili ka pësuar një dëmtim të lehtë në krah. Nisur nga përmasat e aksidentit, gjithçka ka kaluar lehtësisht dhe lojtari është mirë.

MERKATO – Te Kukësi po mendojnë për përforcimet dhe drejtuesit duhet të gjejnë edhe një portier, pasi Maurice Gomis nuk do të jetë pjesë e verilindorëve sezonin e ardhshëm.

“Gardiani” është përshëndetur me shokët e skuadrës, pasi i ka përfunduar huazimi dhe do kthehet tek italianët e SPAL që zotërojnë kartonin. Gomis u aktivizua vetëm në një ndeshje, në atë me Kastriotin në javën e fundit të kampionatit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *