Akord total, shkëmbimi i bujshëm vetëm çështje kohe

Shkëmbimi më i bujshëm i merkatos së verës po merr formë në Itali. Pak ditë më parë mediet italiane raportuan për një marrëveshje midis Napolit dhe Romës. Verdhekuqtë ranë dakord të shkëmbenin mbrojtësin grek Manolas për mesfushorin Diauara, plus 14 milionë euro.

Ditën e sotme është mbyllur dhe faza e fundit e operacionit. “Sky Sports” raporton se të dy lojtarët kanë rënë dakord për kontratat e reja dhe në ditët në vazhdim priten të kryhen vizitat mjekësore e më pas zyrtarizimi.


Manolas do të zëvendësojë spanjollin Raul Albiol, i cili ka vendosur të rikthehet në vendlindje ku do të vazhdojë karrierën me Vijareal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *