Akord me Idriz Bathën, Kukësi “ngel thatë”

0

Idriz Batha gjatë kësaj vere ka marrë oferta të shumta. Sezoni i mirë te Flamurtari e ka bërë mesfushorin një nga më të dëshiruarit, ashtu si një vit më parë pas largimit nga Partizanit. Gjirokastriti e ka ndarë mendjen dhe do të rikthehet në kryeqytet.

Sigurisht tifozët e Partizanit nuk do ta presin mirë këtë lëvizje, pasi do të veshë fanellën e Tiranës. Batha edhe në të shkuarën ka qenë pjesë e bardhebluve, me moshat. Gjithsesi vite më vonë ai u kthye në një idhull për të kuqtë dhe tashmë mbetet për t’u parë reagimi i tyre. Derbi i jep të gjitha përgjigjet.

GARA ME KUKËSIN – Veç Tiranës, për shërbimet e Idriz Bathës interesohej edhe Kukësi. Verilindorët i kishin bërë një ofertë të mirë në aspektin financiar dhe kishte një farë akordi. Gjithsesi Tirana është treguar më e shpejtë dhe burime të SportEkspres.com bëjnë me dije se presidenti Refik Halili e ka bindur Bathën të pranojë ofertën e bardhebluve.

Mesfushori është “joshur” nga shuma e parave që 24 herë kampionët e vendit i kanë ofruar në dorë. Kukësi i kishte ofruar të njëjtën pagesë, por të ndarë në rroga gjatë vitit. Te Tirana Batha do të marrë rreth 40% të kontratës në dorë dhe pjesën tjetër të shpërndarë në rroga gjatë vitit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.