Akoma s’ka vendosur, Rabiot i “shkel syrin” gjigantit italian

0

Adrien Rabiot nuk ka marrë akoma një vendim. Mesfushori do të largohet me parametra zero nga PSG, por nuk e ka zgjedhur akoma klubin e ri ku do të vijojë karrierën.

Të shumta janë ofertat në drejtim të 24-vjeçarit, i cili dëshiron të harrojë sa më shpejt sezonin e fundit. Juventusi është ndër kandidatët për të siguruar shërbimet e francezit dhe kuotat e bardhezinjve janë shtuar pas fjalëve të vetë lojtarit.

Është e vërtetë që Italia më pëlqen shumë. Juventusi më ka kërkuar dhe po busedojmë. Nuk mund të them asgjë tjetër, pasi nuk e di akoma se ku mund të përfundoj. Po negociojmë dhe nuk mund të them asgjë, por Juventusi është një klub i madh”, shprehet shkurt dhe qartë Adrien Rabiot, i cili nuk zbret në fushë që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.