Kontraktim për Hebajn, formacioni i Partizanit në “ajër”

Fillimisht ishte mesfushori Esat Mala që shfaqi probleme pas ndeshjes me Laçin, kurse tani ai që shqetëson trajnerin Skënder Gega është Rubin Hebaj. Sulmuesi shkodran nuk është stërvitur me grupin ditën e sotme.

Shkak është bërë një kontraktim që lojtari ka. Të premten Partizani zbret në fushë kundër Flamurtarit dhe Hebaj rrezikon të mungojë. Nëse ndodh kështu, me shumë mundësi do të jetë Emanuel Mensah ai që do të pozicionet në sulm.

Gjithsesi sytë janë nga Hebaj, pasi shpresohet të jetë gati për ndeshjen me vlonjatët. Sulmuesi i ka luajtur si titullar të katër ndeshjet e para të kampionatit, por ende nuk ka arritur të shënojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online