Matijs De Ligt duket se më në fund e ka gjetur ekipin e ri. Ajaksi ka rënë dakord dhe ka arritur marrëveshjen me klubin e Barcelonës për 75 milionë euro, e njëjta shumë që përfitoi edhe nga Frenki De Jong.
Siç raportojnë mediat spanjolle, klubi blaugrana tashmë ka nisur bisedimet finale me lojtarin, që është edhe hapi i fundit përpara se gjithçka të zyrtarizohet.
Kështu, De Ligt do të ribashkohet me shokun e tij Frenki De Jong në “Camp Nou”, me mesfushorin që ka firmosur prej kohësh me katalanasit.