Ahmataj: Teuta skuadër cilësore, me pak besim do të kishim fituar

Julian Ahmataj, trajneri i Luftëtarit, foli për emisionin “Gol pas Goli” pas barazimit 0-0 kundër Teutës, ku u shpreh:

NDESHJA – “Ishte një ndeshje e vështirë, Teuta ka një skuadër cilësore dhe mbulon çdo sektor të fushës. Patëm vështirësi në fillim të ndeshjes, pasi ndryshimet në formacion donin kohë që të përshtateshin. Krijuam shumë mundësi për të fituar dhe për të triumfuar në një ndeshje, duhet të punosh me besim, që të arrinim te goli. Po të bënim pak më mirë, mund të gjenim golin dhe të shënonim. Ndeshja mbaroi në barazim”.

FORMACIONET – “E kisha planifikuar pjesën që kundërshtari do të luajë me 2 sulmues. Me kalimin e minutave, hapësirat do të krijoheshin për ne dhe duhet t’i shfrytëzonim. Të dyja skuadrat bënë ndërrime të detyruara dhe ndeshja shkoi drejt barazimit”.

KUKAJ – “Sido që të ishte shprehur në fushën e lojës, nuk ka asnjë lloj vlerësimi për atë djalë. Ai meriton komplimente, luajti ndeshjen e parë. Të gjithë kemi luajtur ndeshjen e parë dhe kemi pasur emocione. Edhe nëse do të bënte gabime, ne vetëm do e mbështesnim”, përfundoi Ahmataj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online