Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” në përfundim të takimit të parë të gjysmëfinales së Shqipërisë.
NDESHJA –“Duhet të rikthehemi shumë në kohë që të gjejmë një gjysmëfinale që mbyllet që në ndeshjen e parë. Tirana bëri mirë, e bllokoi manovrën sulmuese tonën, e përgëzoj trajnerin Mema. Të dyja skuadrat ishin të vendosura mirë taktikisht. Çdo gjë është e hapur
PRETENDIMI PËR PENALLTINË – “Nuk komentoj rastet, pasi kam vendosur të mos flas për asnjë vendim të arbitrave”.
MUNGESA E DUNGËS – “Mungesa e një lojtari si Dunga që ka bërë mirë ndihet. Janë mjekët që po merren me rikuperimin e tij. Ka një problem shëndetësor, besoj se do të jetë gati. Ne kemi shënuar në çdo ndeshje. Dunga ka shënuar pesë gola. Mund të them së shpërndarja e golave ka qenë e mirë, kanë shënuar dhe mbrojtësin e mesfushorët. Sot duhet përgëzuar dhe lojtari i ri Oshafi, një 19-vjeçar. Kemi dy alternativa për repartin e sulmit”.
KAMPIONATI – “Kam kërkuar që të jemi të vëmendshëm në çdo aspekt. Them se këtë e kemi bërë mirë, pasi ekipet kundërshtare e kanë të vështirë të na shënojnë”.
KRAHASIMI ME KAMZËN E VJETSHME – “Me Kamzën na shërbyen mirë rezultatet e para. Atëherë isha një trajneri më i ri dhe më duhet që fillimisht të bindja lojtarët. Te Luftëtari kam gjetur një skuadër më inteligjente. Kemi pasur shumë kohë për të përgatitur ndeshjet”.