Julian Ahmataj ishte i ftuar në emisionin “Pressing” në “ABC News”. Trajneri i Luftëtarit u shpreh se çështja e titullit është e mbyllur me Partizanin kampion edhe pse matematika po e lë të presë edhe disa ndeshje.
“Për mua Partizani është shpallur kampion. Kanë ditur të menaxhojnë mirë kampionatin. Tani po vuajnë pjesën e dëmtimeve. Të fitosh titullin nuk është thjesht të kesh një skuadër. Është diçka shumë komplekse. Duhet të dish si të përjetosh krizat e ndryshme. Titulli fitohet me organizim të klubit”.
“Unë mendoj që klubet duhet të bëjnë zgjedhje profesioniste. Trajneri duhet të përzgjidhet tre ose katër muaj para. Duhet analizuar mënyra e lojës dhe stërvitjes vendimet që merren. Këtu pushohet trajneri dhe më pas hidhet një sy vërdallë te trajnerët që janë në dispozicion”.