Roma lëviz në merkato, sytë nga te “ish”-i i Realit

Skuadra e Romës është futur në aksion për të marrë nga skuadra e Sevijes një nga senatorët e ekipit, Pablo Sarabia. Kontrata aktuale e lojtarit nga Madridi përfundon vitin e ardhshëm dhe andaluzianët po hasin probleme për të rinovuar me spanjollin. Romanët janë gati të përfitojnë nga kjo situatë. Klauzola e lirimit të tij është vetëm 18 milionë euro, që Roma do t’i paguante pa asnjë problem.

“Po bëj një sezon të mirë dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin të kualifikohet në Champions League. Të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund dhe pastaj do të marr një vendim”, tha lojtari për “Cadena Ser”, duke vënë në diskutim gjithçka.

26-vjeçari ka bërë një sezon ëndrrash më 20 gola dhe 13 asiste në këtë sezon për klubin e tij. Ai është rritur tek akademia e Realit të Madridit ku regjistron edhe një ndeshje zyrtare me ekipin e parë për t’u bashkuar më pas në vitin 2011 me Getafen. Në 2016 u ble nga Sevija për 1 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online