Agolli: Tani radha e të rinjve, herët të flas për të ardhmen

Ansi Agolli në fund të qershorit del lojtar i lirë. E ardhmja e tij nuk dihet, por te Karabaku padyshim që ai ndihet shumë mirë. Trajtimi që i ëshët bërë në Azerbajxhan ka bërë që lojtari i linjës së majtë ta ketë në zemër ekipin dhe tifozët.

“Është sezoni i nëntë këtu, nuk e kisha menduar në fillim. Mendoja se do ishte skuadra e momentit, por duke parë korrektesën dhe profesionalizmin,si dhe dashurinë e tifozëve edhe klubit, këto vite kanë kaluar në mënyrë perfekte. “60% të karrierës e kam kaluar te Karabak, mendoj se kjo skuadër është më shuam se shtëpi tek unë”.

E ARDHMJA – “Të shohim për të ardhmen, nuk kam bërë ndonjë plan konkret se çfarë ndodh pas qershorit. Dita ditës mundohem të bëj më të mirën dhe ta ndihmoj ekipin të arrijë objektivat. Mendoj se është pak herët të flas për të ardhmen. Do ulem të flas me trajnerin, për të cilin kam respekt, dhe me drejtuesit e klubit”.

QËNDRIMI NË STOL – Asnjë lojtar nuk e ka të lehtë të jetë në stol. Çdokush mundohet të japë më të mirën që të luajë në formacion e parë. Stoli është pjesë e lojës dhe duhet pranuar.

KOMBËTARJA DHE TIRANA – “Tani është radha e të rinjve të bëjnë detyrën dhe shpresoj ta bëjnë sa më mirë. Tirana? Në Shqipëri e kam thënë se Tirana është skuadra ime. Edhe nëse nuk rikthehem nuk kam ndonjë pishman, pasi kam fituar kupa dhe kampionate. Për aq kohë sa kam luajtur kam bërë detyrën time”.

.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online