Dortmundi merr masa ekstreme, s’ka më biznes me Bajernin

Borusia Dortmund dhe Bajerni i Mynihut rivalizojnë prej vitesh për titullin e Bundesligës. Në vitet e fundit, bavarezët kanë shtypur konkurrencën, por gjatë këtij sezoni situata ka ndryshuar me verdhezinjtë që janë në krye të renditjes së Bundesligës.

Pavarësisht këtij rivaliteti për trofe, të dy klubet i kanë blerë shpesh lojtarë nga njëritjetri. Në pjesën më të madhe të rasteve më të fituarit nga ujditë midis palëve kanë qenë bavarezët, të cilët kanë marrë emra si Mario Gëce dhe Mats Humels. Megjithatë, në të ardhmen zor se do të shohim më me transferime midis këtyre “gjigantëve” gjermanë.

Sipas medies gjermane “Sport Bild”, në një mbledhje të fundit të kupolës drejtuese të Borusias së Dortmundit, është rënë dakord që t’i jepet fund fushatës së transferime midis tyre dhe Bajernit. Natyrisht tani pritet që Bajerni të bëjë të njëjtën gjë. Një politikë e ngjashme ekziston midis Liverpulit dhe Mançester Junajtid, që nuk bëjnë biznes së bashku prej më shumë se katër dekadash.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online