Afron debutimi zyrtar, Bushi publikon listën e U-21

Alban Bushi ka disa muaj që bën prova e miqësore, por tashmë ka ardhur momenti që të debutojë në një ndeshje kualifikuesen drejtimin e kombëtares shqiptare U-21.

Më 12 qershor Shqipëria do ta nisë me sfidën shtëpiake kundër Estonisë U-21, sfidë që duhet fituar me çdo kusht, në një grup të ndërlikuar, ku bëjnë pjesë edhe Spanja, Sllovakia, Islanda e Irlanda e Veriut.

Synimi i Shqipërisë U-21, përtej evidentimit të talenteve, është edhe renditja në vendin e tretë në grup.

Ndërkaq, më 5 qershor Shqipëria do të luajë një miqësore në “Selman Stërmasi” kundër Francës U-21, një test i mirë për të kuptuar sa vlen skuadra jonë.

Për sa i përket listës, Bushi ka grumbulluar 25 lojtarë, prej të cilëve 9 janë nga Kategoria Superiore.

Portierët janë Kastrati e Selmani, titullarë te Teuta e Laçi, ndërsa nga Tirana janë afruar Doka, Marlind Nuri e Grent Halili, me Vllazninë që ka në listë Krymin e Hebajn.

Keidi Bare e Endri Çekiçi janë emrat më të njohur nga ata që luajnë jashtë, ndërsa priten me kuriozitet lojtarë pak të njohur në Shqipëri, si Arijan Qollaku i Grasshopers, Emanuele Ndoj i Breshias e Irlian Ceka i të rinjve të Lacios.

Programi i U21:

01/06/2017 ora 19:00 stërvitje, “Stadiumi Besa” i Kavajës
02/06/2017 ora 10:30 dhe ora 19:00 stërvitje, “Stadiumi Besa” i Kavajës
03/06/2017 ora 10:30 dhe ora 19:00 stërvitje, “Stadiumi Besa” i Kavajës
04/06/2017 ora 20:00 stërvitja zyrtare para ndeshjes miqësore ndaj Francës, stadiumi “Selman Stërmasi”
05/06/2017 ora 21:05 ndeshja miqësore Shqipëri – Francë, stadiumi “Selman Stermasi”
06/06/2017 ora 10:00 stërvitje, stadiumi Pogradec
07/06/2017 ora 19:00 stërvitje, stadiumi Pogradec
08/06/2017 ora 10:00 dhe ora 19:00 stërvitje, stadiumi Pogradec
09/06/2017 ora 10:00 dhe ora 19:00 stërvitje, stadiumi Pogradec
10/06/2017 ora 19:00 stërvitje, stadiumi Pogradec
11/06/2017 ora 19:30 Konferenca për Shtyp
12/06/2017 ora 20:00 ndeshja zyrtare Shqipëri U21- Estoni U21 – “Elbasan Arena”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *