Kompania e njohur e veshjeve sportive, Adidas, ka ndryshuar dizajnin e fanellës e dytë të Bajernit të Mynihut. Ashtu siç është bërë traditë prej vitesh ngjyra kryesore e kësaj fanelle është e bardha.
Sajti i njohur “footyheadlines.com”, ka zbuluar fotot e dizajnit të ri. Fanellat e reja janë pëlqyer shumë nga tifozët e kampionëve të Gjermanisë, të cilët kanë lënë një “feedback” pozitiv në rrjetet sociale.