Përmbysja e milionave, ja sa shpërblehet triumfi i Feronikelit

Feronikeli arriti një sukses historik duke u bërë ekipi i dytë i IPKO Superligës që fiton raundin paraelimator të Champions League, duke përsëritur suksesin e vitit të kaluar të Dritës. Skuadra nga Drenasi arriti një fitore të mundimshme përballë Santa Kolomës, duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë edhe pse me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Ylli Hoxhës.

Përfitimet financiare për këtë sukses janë tepër të mëdha. Fitorja ndaj kampionëve të Andorrës i garantoi Feronikelit të paktën 540 mijë euro të ardhura nga pagesat e solidaritetit që shpërndahen nga UEFA.

Krahas shumës së lartpërmendur, Feronikeli ka përfituar edhe 490 mijë euro ekipi fitues i kampionit të Kosovës dhe pjesëmarrjes në raundin paraeliminator, çka i çon arkëtimet e në një total prej 1 milionë e 30 mijë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online