Një debat në mesjavë, me batuta në distancë se cili ekip ishte më i forti, bëri që Bakajoko të festonte në mënyrë naive pas ndeshjes Milan-Lacio, duke tundur si trofe lufte para tifozëve fanellën e mbrojtësit të Lacios Açerbi.
Ky i fundit ka postuar një mesazh të shkurtër në Twitter, ku ka sulmuar rivalin: “Më vjen keq, sepse ndërrova fanellën me Bakajokon për t’i dhënë fund historisë. Të ushqyerit e urrejtjes nuk është sport, por shenjë dobësie”.
Sono dispiaciuto perché ho scambiato la maglia per mettere fine alla questione, fomentare odio non è sport ma un segno di debolezza.#Acerbi #Ace #CMonEagles pic.twitter.com/hgZwt12py6
— Francesco Acerbi (@Acerbi_Fra) April 13, 2019
Menjëherë është përgjigjur në Instagram Bakajoko, i cili ka kërkuar falje: “Fitore e madhe sotnre, gjesti im ishte veç për shaka. Është thjesht një ndeshje, nuk do të thotë që nuk duhet treguar respekt ndaj kundërshtarit. I kërkoj falje mikut tim Françesko Açerbi, nëse është ndjerë i ofenduar”.