Acar te Bajerni, Kovaç i jep mesazh të prerë Levandovskit

Këtë verë është folur pa fund për Ronaldon, Hazardin, Bonuçin e shumë të tjerë, por duket se edhe te Bajerni ekziston një çështje, me Robert Levandovskin që tashmë ka dalë hapur dhe kërkon largimin.

Megjithatë, Bajerni nuk ka ndërmend ta lërë të lirë dhe është gati të futet në konflikt me sulmuesin polak, nëse ky i fundit nuk tërhiqet nga tentativat e tij për të gjetur klub të ri.

Trajneri Niko Kovaç, nga Amerika ku është në turne me Bajernin, i ka dërguar një mesazh të fortë polakut, duke e paralajmëruar se nuk ka ku shkon.

“Robert nuk do largohet, mund ta them me siguri se nuk kemi ndërmend ta shesim. Sigurisht, ai po punon që të largohet, por një gjë është dëshira e tij dhe tjetër është ajo që duam ne. Ai ka një kontratë dhe do ta nderojë sa më gjatë të jetë e mundur”.

Levandovski është nën kontratë me Bajernin deri në vitin 2021, por ka kohë që kërkon largimin, me Realin që është preferenca e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online