Një djalë politikani nënshkruan me Udinezen

Shumëkush mund të mendoje se ka ndikuar babai, por jo: ai i është nënshtruar provës dhe ka bindur me cilësitë e tij. Flasim për Françesko Renzin, i cili është lojtari më i ri i Udinezes.

17-vjeçari ka kaluar provën dhe është bërë pjesë e 27 lojtarëve që do të nisin fazën përgatitore. Françesko është djali i ish-kryeministrit të Italisë, Mateo Renzit dhe luan në rolin e qendër sulmuesit.

Ai më parë ishte në provë te Xhenoa dhe drejtori teknik Perineti komentonte karakteristikat e djaloshit. “Françesko është një futbollist që shënon dhe ka kualitet. Nuk ka rëndësi fare mbiemri që mban, ai është inteligjent dhe ka një fizik të mirë.”

Por Udineze ka vepruar më shpejt duke arritur akordin me sulmuesin e ri. Tashmë ai është në një klub që njihet për punën e mirë që bën me të rinjtë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online