Mbrojtësi i Skënderbeut, Leonit Abazi ka folur para ndeshjes kundër Kastriotit për “RTSH Sport”, ku i habiti të gjithë. Në fjalën e tij, mbrojtësi tha se ndeshja kundër Kastriotit është sfida më e rëndësishme e futbollit, pasi “Ujqërit” duhet të rikthehen me doemos te fitorja.
“Sigurisht që është një seri negative e ekipit tonë. Çështje të Skënderbeu nuk ka ,por duhet të japim sinjal dhe të reagojmë, pasi duhet të kthehemi te fitoret.
Të them të drejtën, është ndeshja më e rëndësishme për ne. Kastrioti është në vendin e fundit, por nuk duhet ta mendojmë këtë gjë, është një ndeshje e rëndësishme për ne, pasi duhet të kthehemi te fitoret.
Deri sa matematika na mban në lojë, nuk do të dorëzohemi në asnjë moment për titullin kampion”,- tha Abazi.