Herri Meguajer është lojtari më i ri i Mançester Junajtid, pasi iu bashkua “Djajve të Kuq” për plot 80 milionë sterlina, aq sa pagoi dhe Real Madridi për Kristiano Ronaldon 10 vite më parë. Pep Guardiola e kërkoi me ngulm qendërmbrojtësin anglez, por në fund e humbi duelin me rivalët e qytetit.
Pas ndeshjes kundër Liverpulit, trajneri foli për mediat angleze, ku tha: “Meguajer ishte shumë i shtrenjtë për ne. I uroj sukses në karrierën e tij dhe respektoj çdo vendim të tijin”. Fjalë që kanë habitur shumë persona, pasi Mançester Siti njihet për shpenzimet faraonike.
Guardiola është i bindur se Mançester Junajtid mund të sfidojë për titullin kampion: “Nuk besoj se do jetë garë vetëm mes nesh dhe Liverpulit. Këtë sezon shoh 5-6 ekipe të kompletuar, edhe Junajtid duket shumë mirë me blerjet e reja”.