Rezultate zhgënjyese në Basketboll, Kosova dhe Shqipëria e nisin me humbje

Kombëtarja e Shqipërisë dhe përfaqësuesja e Kosovës në basketboll kanë zhvilluar ditën e sotme ndeshjet e para të raundit të tretë kualifikues të vlefshëm për turneun “Eurobasket 2021”.

Kuqezinjtë janë mposhtur me rezultatin 73 – 51 nga Bjellorusia. Vizitorët bjellorusë dominuan në secilën periodë në takimin e zhvilluar në sallën e “Feti Borova”.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ia ka dalë të fitojë në transfertë ndaj Luksemburgut. Të zotët e shtëpisë mposhtën “dardanët” me rezultatin  88:80 (23:21, 24:25, 19:18, 22:16).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *