Juvenstusi ka mësyrë drejt Lukakut, duke e kapur Interin në befasi dhe i hequr objektivin e madh të verës. Paulo Dibala dhe belgu pretendohet se do të ndërrojnë ekipet këtë verë. Agjentët e argjentinasit kanë udhëtuar në Angli për të folur rreth termave financiare.
Siç raportohet nga mediet e mëdha evropiane, Dibala kërkon një rrogë të lartë dhe një trajtim më të veçantë se shumica e lojtarëve. Kërkesat e tij e kanë bërë Junajtid të mendohet. Nga kjo ngecje e këtij operacioni, është Interi që kërkon të fitojë terren.
Marota do të shkojë në Angli me një ofertë më të lartë se se 60 milionët e parë. Zikaltrit do të japin 70 milionë euro në dorë dhe 10 milionë të tjerë shpërblime, një total që shkon në 80 milionë euro. Gjithashtu rrogën e lojtarit do e rrisin pë ta çuar në 12 milionë. Shifra këto që e bëjnë Junajtid të lërë pistën Dibala dhe të drejtohet nga Milano.