Lacio dhe Kosova kanë marrë një lajm pozitiv. Valon Berisha ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe është rikthyer të stërvitet me bardhekaltrit. Igli Tare pagoi 9 milionë euro të Salsburgu verën e kaluar, ndërsa blerja e “luftëtarit” dardan u prit me entuziazëm.
Për fat të keq sezoni nisi dhe përfundoi keq. Dëmtime, dy operacione në gju dhe vetëm 508 minuta aktivizim në 14 ndeshje. Tani është ndryshe, Berisha është i karikuar në maksimum dhe mund të jetë “surpriza” e këtij sezoni.
26-vjeçari i lindur në Malmo kreu disa teste mjekësore ditën e mërkurë dhe gjendje e tij fizike është optimale. Berisha nuk është akoma gati për lojë. Ai sapo ka nisur vrapin, ndërsa Simone Inzagi shpreson ta ketë sa më shpejt të gatshëm për lojë.