Kujtimet e lojtarit të Junajtid: U rrita me Milanin, Maldini idhulli im

Mançester Junajtid-Milan mbetet një klasike e futbollit europian. Edhe pse miqësore, ky duel midis dy “djajve” është gjithmonë spektakolar. Të dielën do të përballen mes tyre ekipet e Solskjaer dhe Xhampaolos për ICC (International Champions Cup).

Mateo Darmian është prej vitit 2015 pjesë e Junajtid, ndërsa karrierën e tij e ka nisur me kuqezinjtë. Ai debutoi me Milanin në Serie A në moshën 17-vjeçare. Lojtari, i cili aktivizohet në të dy krahët e mbrojtjes, ka folur për këtë ndeshje, duke iu rikthyer së shkuarës.

“Jam rritur te Milani si futbollist dhe njeri. Isha pjesë e akademisë kuqezi për 10 vite rresht dhe jam krenar për këtë. Kur isha atje, Milani ishte ndër ekipet më të forta në botë, ekipi përbëhej me lojtarë të mëdhenj, sidomos me mbrojtës të mëdhenj. Idhulli im ka qenë gjithmonë Paolo Maldini”, përfundon për faqen zyrtare të Junajtid 29-vjeçari i kombëtares italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online