Juventusi dhe Mançester Siti po negociojnë për shkëmbimin midis Zhoao Kanselos dhe Danilos. Portugezi i bardhezinjve nga Torino pëlqehet shumë nga kampionët e Anglisë dhe Pep Guardiola ia ka bërë të qartë drejtuesve dëshirën për të patur në ekip mbrojtësin e djathtë.
“Qytetarët” ofrojnë Danilon dhe para për kartonin e Kanselos. Gianluca di Marzio raporton se Siti e vlerëson kartonin e Kanselos 60 milionë euro dhe 30 milionë atë të brazilianit, ndërsa Juventusi mendon ndryshe.
“Zonja” vlerëson 70 milionë euro kartonin e lojtarit luzitan dhe 25 atë të 28-vjeçarit të Sitit. Negociatat do të rinisin ditën e sotme, klubet mund të arrijnë një akord, ndërsa Juventusit i duhet të gjejë edhe akordin me mbrojtësin e djathtë të ekipit të Guardiolës.