Godet Gallatasaraj, firmos “ngatërrestari” turk

0

Gallatasaraj ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit turko-danez Emre Mor. 22-vjeçari i bashkohet kampionëve të Turqisë në huazim nga Selta Vigo. Në marrëveshjen e rënë dakord mes palëve, klubi turk mund të blejë kartonin e Mor për 8 milionë euro në fund të sezonit.

Vite më parë Mor cilësohej si një ndër talentet më të mëdha të futbollit evropian, por sjelljet problematike  e kanë shoqëruar në ccdo klub të karrierës së tij. Në dy vitet e fundit në Spanjë aktivizimet e Mor qenë të pakta, por në Turqi besojnë se mund ta rikthejnë në shina.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.