Rikthimi në fushë dhe biseda me Klop, rrëfehet Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri pësoi një dëmtim në fundin e sezonit të shkuar dhe nuk iu bashkua skuadrës gjatë fazës përgatitore në Amerikë. Megjithatë, tashmë duket i rikuperuar dhe gati për sezonin e ri. Për mediat britanike, Shaqiri tha:

“Jam me të vërtetë i lumtur që jam rikthyer më në fund në fushat e blerta. Kam pasur një dëmtim me ekipin kombëtar dhe jam rikuperuar në ‘Melwood’ për aq kohë sa skuadra ishte në Amerikë”, u shpreh fillimisht Shaqiri.

“Tani jam i lumtur që jam rikthyer dhe që kam filluar sërish punën. Jam i gatshëm ta ndihmoj skuadrën time. Dëmtimi është pjesë e jetës dhe e futbollit. Jam me të vërtetë i lumtur dhe po ndihem shumë mirë. Është një ndjesi që më kishte munguar”, përfundoi sulmuesi me origjinë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *