Paolo Dibala ka përjetuar një ndër sezonet më zhgënjyese të karrierës së tij, teksa shënoi vetëm 5 gola në 30 takimet e tij gjatë sezonit që lamë pas të Serie A.
Kjo paraqitje e dobët e lojtarit ka ndikuar dhe në vlerën e kartonit të 25-vjeçarit. Në ndryshim nga një vit më parë, tani nuk mund të flitet për shuma që i kalojnë 100 milionë eurot.
Vlerën në rënie të Dibalës e reflekton dhe një ofertë e ardhur së fundmi nga Totenhem. Sipas “La Stampa”, ekipi londinez ka ofruar 50 milionë euro për mëngjarashin. Mund të thuhet pa problem se drejtuesit e “spurs” e kanë tepruar disi me këtë shumë.