Merkato te Barça dhe një “gjigant” për sulmin, Fiorentina nuk përmbahet

Fiorentina është gati të godasë në merkato. Drejtuesit e klubit janë takuar në SHBA, aty ku ekipi violë po përgatitet për sezonin e ri. Çështja e parë për t’u zgjidhur është Federiko Kieza.

Ylli italian kërkon të largohet drejt Juventusit, por Fiorentina insiston ta mbajë edhe një vit në ekip, edhe nëse mungon rinovimi i kontratës. Corriere dello Sport raporton se ëndrra e madhe quhet Rafinja. Fantazisti, për të cilin interesohen edhe Atalanta me Valencian, është drejt largimit nga Barcelona, që kërkon 15 milionë euro për kartonin e tij.

Një tjetër emër që intrigon Firencen është edhe Edin Xheko. Për shërbimet e boshnjakut interesohet edhe Interi, që negocion prej kohësh me Romën. Akordi nuk po arrihet dhe Fiorentina është gati të ndërhyjë dhe t’i dhurojë një emër të madh në sulm trajnerit Montela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online