Zyrtare | E priti një muaj, Kukësi merr mesfushorin e kombëtares!

Kukësi ka siguruar firmën e Enis Gavazajt. Mesfushori 24-vjeçar është një përforcim shumë i rëndësishëm për verilindorët në kampionatin e ri, por drejtuesit e klubit shpresonin të arrinin akord para kupave të Europës, por firma nuk erdhi.

Pas një muaji negociatash, mesfushori i kombëtares kuqezi ka firmosur për klubin nënkampion të Shqipërisë. Në Superiore, Gavazaj ka luajtur 2 sezone për ekipin e Skënderbeut, ku shënoi 3 gola. Ndërsa sezonin e fundit, 24-vjeçari luajti me Dinamo Minks në Bjellorusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *