Merr fund “saga” e transferimit të Nabil Fekir. Mediet spanjolle e franceze raportojnë prej disa orësh që është arritur marrëveshja midis klubeve të Lion dhe Real Betis për transferimin e mëngjarashit në ekipin andaluzian.
Lojtari kishte rënë prej kohësh dakord me klubin andaluzian, ndërsa së fundmi u bind dhe presidentit i Lionit Zhan-Pol Olas, i cili ka pranuar ta shesë kartonin e 26-vjeçarit për një shumë që mendohet të kapë 25 milionë eurot.
Fekir ndodhte aktualisht në qytetin e Sevijës ku po kryen testet mjekësore dhe në orët në vazhdim pritet zyrtarizimi, ndërsa të nesërmen prezantimi i lojtarit dhe konferenca për shtyp për blerjen e dytë më të shtrenjtë pas brazilianit Denilson, rekordi i të cilit mbetet i pathyer edhe pse kanë kaluar plot 20 vite nga transferimi i tij te Betis.