Juventusi e ka nisur pjesën e dytë kundër Totenhemit me një marsh ndryshe. Bardhezinjtë ju ka bërë mirë pushimi dhe diçka e tillë është pasqyruar në fushën e blertë.
Barazimi ka ardhur me anë të Gonzalo Higuain. Argjentinasit i kanë mjaftuar 11 minuta për të gjetur golin e rikthimit.
Lëvizje e bukur brenda zonës pas pasimit të marrë nga Bernardeski dhe goditje e saktë me të djathtën. Sinjal i qartë i Pipitës, i cili dëshiron të qëndrojë në Torino, edhe pse Juventusi po bën të pamundurën për ta shitur.
Vetëm katër minuta më vonë ka ardhur goli i dytë. Lëvizje e mirë e De Shiljos në krahun e majtë dhe asist për Kristiano Ronaldon, i cili nuk fal dhe kalon Juventusin në avantazh, që ka zgjatur vetëm pesë minuta.
Lukas Moura ka shfrytëzuar një asist të bukur të Ndombele, duke gjetur golin dhe barazuar sfidën. Dueli vazhdon të luhet.
Juventus-Totenhem 2-2
(Higuain 56’, Ronaldo 60’ / Lamela 30’, Lukas 65’)