Mediat franceze kanë raportuar se marrëdhëniet midis kampionëve të Francës, PSG dhe Nejmar, nuk mund të rregullohen kurrsesi. Ylli brazilian i kushtoi 222 milionë euro francezëve dy sezone më parë, por aventura e tij në Paris nuk ka shkuar ashtu siç mendohej.
Zënka me Kavanin, ish-trajnerin Unai Emeri dhe së fundmi me drejtuesit e klubit, kanë shkaktuar shumë trazira dhe durimi kundrejt tij duket se ka përfunduar. Barcelona dhe Juventus janë “çmendur”, gati të paguajë shifra stratesoferike për sulmuesin.
Kjo merkato vere, ka qenë ndër më aktivet e viteve të fundit dhe me Nejmar e Mbape që me shumë gjasa do të largohen nga kryeqyteti francez, duket se asgjë nuk ka filluar ende…