Bajernit i duhet dy lojtarë cilësorë krahu, ndërkohë që ka fuqi financiare të marrë vetëm një emër të madh dhe një talent të ri. Këtë të fundit e ka gjetur dhe po pregatit planin e “rrëmbimit”. Brais Mendez është i riu që ka rrëmbyer zemrat e drejtuesve bavarezë.
22-vjeçari aktivizohet me Selta Vigon në La Liga. Titullar i padiskutueshëm te spanjollët dhe autor i 6 golave dhe 7 asisteve në La Liga sezonin e shkuar. Kaq mjaftojnë për të bindur Bajernin ta marrë pa lejen e skuadrës së tij.
Rumenige është gati të paguajë klauzolën e largimit të Mendez. 25 milionë euro është vlera që ka vendosur klubi i tij aktual për ta lënë të lirë pa kushte. Shumë që nuk e kanë aspak problem në “Allianz Arena” dhe në ditët në vijim pritet që lojtari të vijë në Mynih.