Sulmuesi rumun George Pushkash ka tërhequr interesin e shumë klubeve nëpër Europë pas paraqitjeve të mirë në Europianin e 21-vjeçarëve, ku shënoi 4 gola në 4 takime. Futbollisti në pronësi të Interit pritet të largohet pas pesë vitesh si pjesë e ekipit zikaltër.
Në pesë vite tek Interi, Pushkash është aktivizuar në vetëm 6 ndeshje me skuadrën nga Milano, duke kaluar pjesën dërrmuese të kohës në huazim te ekipe te Serie B si Bari, Novara, Benevento dhe së fundmi Palermo.
Dy klubet të mbetura në garë për 23-vjeçarin janë CSKA-ja e Moskës dhe Spartaku i Moskës. Të dy ekipet ruse kanë paraqitur oferta në vlerën e 10 milionë eurove për kartonin e rumunit, shumë kjo që ka bindur drejtuesit e Interit, ndërsa tani i takon sulmuesit që të zgjedhë hapin e radhës të karrierës së tij.