Interi është në kërkim të një sulmuesi te madh edhe pse e ka një të tillë në skuadër. Mauro Ikardi është nxjerrë në shitje pas debateve dhe sjelljes së tij ndaj klubit. Konte mendon se harmonia në klub vjen para së gjithash. Megjithatë, ka disa legjenda të klubit zikaltër, që mendojnë se Ikardi duhet të qëndrojë në ekip.
Pas Masimo Moratit, është legjenda e klubit Sandro Maxola që mendon në kundërshti me kryesinë e klubit. 76-vjeçari thur elozhe për Lukakun e Xhekon, por shton se Ikardi është më i mirë se ata të dy. Maxolës i vjen keq që argjentinasi është në merkato.
“Xheko dhe Lukaku janë dy lojtarë të shkëlqyer. I kam vlerësuar gjithmonë ata dhe janë shumë të mirë për skemat e Kontes. Janë të kompletuar, por midis tyre dhe Ikardit, unë do të zgjidhja këtë të fundit. Është një futbollist i pabesueshëm dhe më vjen shumë keq që e shoh atë në merkato”, deklaroi Maxola.
Duhet të themi se ai është një nga legjendat zikaltër të viteve ‘60. 76-vjeçari ka luajtuar si sulmues dhe si mesfushor i avancuar. Gjithë karrierën e tij ja ka kushtuar klubit nga Milano. Në 417 ndeshje regjistron 116 gola.