PSG është një nga ekipet më me klas në botë. Këtë na e tregojnë në çdo ndeshje, por edhe në stërvitje. Parizienët kanë nisur pregatitjet për sezonin e ri. Gjatë trajnimit duket qartë cilësia, që mbartin yjet e kësaj skuadre.
Sot ishte dita e Marko Verratit për të dhuruar spektakël. Mesfushori njihet për veprimet e tij instiktive. Në këtë rast “pre” e virtuozitetit të tij ka qenë Kurzaua. Verrati ja ka kaluar topin mes këmbëve mbrojtësit, ndërkohë që nuk po shikonte aspak se ku ishte ky i fundit.
Të gjithë kanë reaguar duke qeshur, ndërsa Mbape ka ngelur i shtangur nga lëvizja e italianit. Me siguri sulmuesi do praktikojë për ta mësuar këtë stil. Verratin aty e ka, mund t’i kërkojë disa mësime.