Nejmar dhe PSG mund të ndahen këtë verë dhe në Brazil janë të sigurt që diçka e tillë do të ndodhë. Sulmuesi brazilian pritet që nesër të mbërrijë në Francë dhe sikurse raporton UOL Esporte, ai ka planifikuar një takim me drejtorin sportiv Leonardo.
Media braziliane bën me dije se Nejmar ka në mend t’i bëjë të ditur drejtuesit të klubit francez dëshirën për t’u larguar. Diçka e tillë hidhet poshtë nga njerëzit pranë sulmuesit brazilian. Ndër të tjera në lajm raportohet se Nejmar nuk dëshiron të shkojë në fazë me ekipin.
Ai kërkon që të mos krijojë situata të pakëndshme, siç ndodhi kur u largua nga Barcelona para dy vitesh. Dëshira e sulmuesit është që të përsëritet e njëjta gjë edhe te PSG-ja dhe kërkon që të mbyllë gjithçka që tani, pa shkuar në fazë.
Nejmar më parë ka komunikuar edhe përmes telefonit me Leonardon dhe ky i fundit madje ka pasur një bisedë me drejtuesit më të lartë, të cilëve ua ka bërë me dije se rruga më e mirë do të ishte shitja e sulmuesit. Barcelona është klubi që thuhet se ka arritur një akord me lojtarin, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, pasi te PSG e shtyjnë më shumë sulmuesin drejt Realit.