Doni Tiranë të suksesshme? Hoxhallari e ka “recetën”

Tirana ka bërë një sërë afrimesh dhe kërkon që sezonin e ardhshëm të luftojë për titullin kampion. Erjon Hoxhallari, mbrojtësi i majtë i 24 herë kampionëve të vendit, është optimist se bardheblutë këtë kampionat do të luftojnë për kreun, siç edhe tradicionalisht ka bërë Tirana.

“Afrimet janë bërë për një Tiranë më të fortë. Lojtarët e ardhur janë cilësorë, pasi i njohim. Kanë luajtur në kampionatin tonë dhe tani shpresojmë të jemi ekip tjetër. Tirana është gjithmonë për titull. Uroj të ecë gjithçka mirë dhe të jemi për vendet e para”, shprehet Hoxhallari për Supersport.

Mbrojtësi jep edhe një recetë për të pasur sukses në vazhdim: “Duhet të jemi më shumë kompakt me njëri-tjetrin, të jemi më të mbledhur, të jemi më shumë familje”. Sezonin e shkuar Tirana pati shpesh probleme, ndërkohë që ka pasur raste që është folur edhe për klane, sidomos gjatë periudhës kur ekipi drejtohej nga braziliani Ze Maria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online