Tirana ka pasur sot një ditë shumë të ngarkuar. Klubi kryeqytetas ka afruar tre futbollistë dhe ka rinovuar me dy të tjerë. I pari që rinovoi, ishte portieri Lika, ndërsa tani ka radhën mbrojtësi Imami. Mëngjarashi u transferua nga skuadra e Kukësit dhe bëri një sezon shumë të mirë te bardheblutë, çka i ka siguruar rinovimin edhe për një vit tjetër.
Po ashtu, janë prezantuar sot dhe dy futbollistët Agustin Torasa dhe Elton Kale. Të dy futbollistët kanë eksperiencë në kampionatin shqiptar të futbollit dhe janë dy përforcime shumë cilësore për Tiranën.