Gjoka: Nuk na mungojnë lojtarë, Debrecenin e njohim mirë!

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur sot në konferencë për shtyp para ndeshjes me Debrecenin, ku është shprehur optimist për kualifikim dhe për paraqitje të mirë të djemve të tij. Mes të tjerash, numri një i stolit të Kukësit th:

“Ardhja jonë këtu në Debrecen është një kënaqësi e para, e njohim kush është kjo skuadër dhe është kënaqësi për ne që luajmë përballë një kundërshtari të tillë. Ne e njohim tashmë ekipin e Debrecenit, e kemi studiuar me video-analizë. Mendoj se e njohim deri diku shumë mirë këtë skuadër”.

“Jo, nuk është se kemi mungesë lojtarësh. Thjesht jemi në një moment merkatoje dhe skuadra ka nevojë për disa përforcime, por për momentin jemi gati për ta përballuar një kundërshtar të tillë. Tifozët në Shqipëri? Varet nga rezultati që do të marrim këtu. Shpresoj që të jenë sa më të shumtë”.

“Duhet që me patjetër të bëjmë një ndeshje të mirë nesër, pastaj rezultatin final do ta shikojmë pas ndeshjes në Shqipëri. E rëndësishme për ne është të bëjmë diçka speciale nesër dhe të bëjmë paraqitje të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online