Partizani luan nesër, prej orës 17:30 me Karabakun, ndërkohë që në stadiumin “Selman Stërmasi” do të jetë edhe një mysafir special. Trajneri Edi Reja, së bashku me stafin e tij, Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi, do të ndjekin nga afër sfidën e “demave të kuq” në Champions.
Sikurse dihet, pjesë e kombëtares së fundmi kanë qenë Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi. Në fokus janë edhe Bruno Telushi dhe Esat Mala, të cilët edhe janë parë nga afër prej teknikut Reja. Italiani do të ketë mundësinë të shohë edhe ndonjë element tjetër, ndërkohë që me gjasa një ditë më pas do të ndjekë edhe Laçin kundër Hapoel Ber-Sheva.
Kurbinasit kanë në ekip Gentian Selmanin, pjesë e kombëtares. Julian Shehu dhe Xhixha janë lojtarët e tjerë që janë pjesë e Shqipërisë U21, ndërkohë që edhe Elvi Berisha në të shkuarën ka qenë pjesë e 19-vjeçarëve kuqezi.