Kristian Romero do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit. Argjentinasi vjen nga Xhenoa, ku është paraqitur shumë mirë. Qendërmbrojtësi regjistron 27 paraqitje sezonin e kaluar, në të cilat është vlerësuar mjaft nga opinioni sportiv.
Drejtuesit e Juventusit po përpiqen të “rinojnë” repartin difensiv. Mirah Demiral dhe Romero janë dy prurjet e para, ndërkohë që pritet ardhja e madhe e Matijs De Ligt. Lajmin për blerjen e 21-vjeçarit latin e bëri të ditur Juventusi në “Twitter”.
Romero është paraqitur ditën e sotmë për të kryer vizitat mjekësore në “J Medical”. Akoma nuk bëhet e ditur shifra e transferimit të mbrojtësit. Vlera e tij në merkato është rreth 14 milionë euro. Nuk përjashtohet një huazim i tij sezonin e ardhshëm, me Xhenoan dhe Atalantën në balotazh për talentin.
Cristian Romero is here for his Juve medical! ??? pic.twitter.com/95wN6IUKKF
— JuventusFC (@juventusfcen) July 9, 2019