Rrugëtimit të Lukas Bilias në Milano duket se i ka ardhur fundi. Për argjentinasin interesohet Fiornetina. Trajneri i vjollcëve, Vinçenso Montela e njëh mjaft mirë mesfushorin dhe dëshiron ta ketë nën urdhërat e tij në Firence. Bilia nga ana e tij e dëshiron një ndërrim ambienti.
Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm dhe këtu qëndron i vetmi problem. Milani dëshiron të përfitojë financiarisht nga shitja e tij. Mosha 33-vjeçare nuk e shtyn Fiorentinën të ndërmarrë veprimin e blerjes. Ata i kërkojnë lojtarit të zgjidhë kontratën me klubin kuqezi.
E sigurtë është se Bilia do të largohet. Ai shpenzoi tre vite në “San Siro”. I fundit ishte i vështirë, pasi pësoi një dëmtim që e la jashtë fushave shumë gjatë. Milanit do i duhet të shikojë për një tjetër mesfushor dhe Lukas Torreira i Arsenal është ëndrra e klubit kuqezi.