Shqipëria e volejbollit ndalet tek më e bukura, na mposht Mali i Zi

Një hap larg finales, Shqipëria U20 e volejbollit ndalet. Në Feti Borova na ka mundur 3-1 Mali i Zi, në një ndeshje mjaft të luftuar.

Të pafat kuqezinjtë, që e humbën në mënyrë krejtësisht të rastësishme setin e parë, 25-22, ndërsa fituan 25-15 të dytin. Shpresat për finalen u shuan shpejt, megjithatë, sepse Mali i Zi i fitoi 25-19 dy setet e tjera, duke siguruar finalen.

Në finale Mali i Zi do të përballet me Greqinë, pasi kjo e fundit mundi Serbinë 3-1. Kjo do të thotë se të shtunën në mbrëmje Greqia do të luajë për trofeun ballkanik kundër Malit të Zi, ndërsa Shqipëria për një vend në podium, përballë Serbisë.

VOLEJBOLL / KAMPIONATI BALLKANIK U20

TE SHTUNEN, 28/06/2019

11:30 Maqedonia e Veriut – Kosovë (vendet 7-8)

14:00 Rumani – Bosnje-Hercegovinë (vendet 5-6)

16:30 Shqipëri – Serbi (vendet 3-4)

19:00 Mali i Zi-Greqi (FINALE)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online